Limaj pret konstruktivitet nga opozita për demarkacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, të cilin e njoftoi për qasjen e Qeverisë përballë temave nacionale dhe punëve të saj.

Me këtë rast, Limaj deklaroi se për çështjet nacionale, siç është dialogu me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi, duhet arritur konsensus sa më të gjerë.

“Qasja e Qeverisë së Kosovës në raport me opozitën dhe Kuvendin do të jetë ndryshe nga Qeveria e kaluar. Ne do të provojmë të arrijmë konsensus sa më të gjerë në temat nacionale, dhe në këtë drejtim ne presim që edhe partitë opozitare të jenë konstruktive. Sikundër që do të jemi transparentë dhe me të hapur me Kuvendin e Kosovës”, deklaroi ndër të tjera ai.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri e vlerësoi lart kontributin dhe ndihmën që shteti norvegjez po jep për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Ambasadori Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, duke ofruar ndihmë në avancimin e agjendës evropiane dhe zhvillimore të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme