Limaj pritet të lirohet pas skandaleve në EULEX, thuhet se SMS-at u montuan

U deshën më shumë se shtatë vite që trupi gjykues të vërtetojë atë që pala mbrojtëse në rastin e Fatmir Limajt, e thoshte në çdo seancë.

Të pretenduara si mesazhe telefonike në mes të Endrit Shalës -këshilltar politik i Fatmir Limajt dhe biznesmenit Florim Zuka, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar, ato janë hedhur poshtë si provë.

Kjo ngase është vërtetuar se SMS-at janë të falsifikuara.

Kësisoj Gjykata e ka pranuar si provë materiale ekspertizën e “Cyber-Forensik”, përkatësisht të ekspertit Francisco Manuel dos Ramos Nunes, që ka gjetur se mesazhet të cilat janë pretenduar të jenë shkëmbyer mes Shalës dhe Zukës, janë falsifikuar.

Kjo ekspertizë që është bërë me kërkesë nga mbrojtja e Shalës, konstaton se SMS-at ndërmjet Shalës dhe biznesmenit janë të falsifikuar nga një platformë specifike në fushën e komunikimeve, por nuk është gjetur nëse këto falsifikime janë bërë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës ose ndonjë platformë tjetër.

Njëri prej avokatëve të parë të Fatmir Limajt në këtë proces, Tomë Gashi ka thënë se këta SMS pala mbrojtëse i pati kontestuar që në fillim, duke shpjeguar edhe pse.

Ndërsa ka thënë se tashmë të gjitha rrugët shpijnë në një vendim lirues për Limajn

Në këto mesazhe është pretenduar Shala dhe Zuka flasin për kurdisje të tenderëve të shumtë në Ministrinë e Transportit.

Zuka si pronar i kompanisë “Tali” dhe Shala si këshilltarë i Limajt.

Besoheshin se këto biseda janë bërë në janar të vitit 2009, disa muaj para bastisjes së MTPT-së dhe për këto mesazhe ishte pyetur edhe Limaj.

Të enjtën, Limaj ka hequr dorë nga dëshmitari që ishte planifikuar të dëshmojë në këtë rast

Kjo, sipas tij, për shkak të deklarimeve të ish gjyqtarit të EULEX-it, Malcom Simons, i cili tha se ky mision është politik dhe se kishte për qëllim shkatërrimin e figurave të UÇK-së përfshirë edhe Limajn.

Ky i fundit kërkoi që të thirret si dëshmitar Simons.

Por një gjë e tillë u refuzua nga Gjykata.

Vendimi final për rastin Limaj pritet të merret me 24 nëntor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme