Limani: BESA voton “kundër” ndryshimeve kushtetuese nëse nuk hiqet 20%-shi

Lëvizja Besa do të votojë “kundër” përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë nëse nuk zëvendësohet formulimi 20% me gjuhën shqipe. Nënkryetari i Besës, Fatmir Limani për Programin 200 në Alsat tha se kjo parti nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë por këmbëngul në pranimin e amendamentit të saj.

“Ne nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë, të cilit do etnitet në kushtetutë, por jemi kundër paraqitjes së shqiptarëve si 20%. Shqiptarët me preambulën e parë të nënshkruar me Marrëveshjen e Ohrit janë popull shtetformues dhe në rast se nuk tërhiqet 20%-shi si definicion brenda për brenda kushtetutës Lëvizja Besa do të votojë “kundër” dhe kjo nuk është kushtëzim”, theksoi Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa në Programin 200 në Alsat.

Limani tha se Besa nuk kushtëzon pasi të gjitha partitë janë dakord me heqjen e 20%-it nga Kushtetuta. Sipas tij as kreu i VMRO-së Mickoski nuk është kundër heqjes së 20%-it.

“Ne nuk jemi duke kushtëzuar. Për të kushtëzuar duhet të kesh palë e cila nuk pajtohet. VMRO-ja doli hapur dhe tha nuk është problem të hiqet 20%. Presidenti i shtetit doli me deklaratë se nuk prish punë. Nuk është kushtëzim kjo, është e drejtë legjitime që është garantuar edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ne si Lëvizje Besa kemi dorëzuar një amendament deri te qeveria por pastaj qeveria e deponon në parlament këtë lloj kërkese për ndryshime kushtetuese”, shtoi Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa në Programin 200 në Alsat.

Limani tha se Besa nuk do të marrë pjesë në hartimin e amendamenteve në kuadër të grupi të punës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme