Rreth dyqind udhëtarë që kanë planifikuar të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës nga Baseli kanë mbetur që disa orë në aeroport duke pritur nisjen e aeroplanit.
Udhëtarët kanë raportuar në Indeksonline nga Baseli se janë duke pritur që mbrëmë në aeroport, për arsyeje ende të panjohura.
Ndërsa tani në informacionin e Aeroportit të Baselit, nisja për Prishtinë me kompaninë “Germania” është planifikuar të ndodhë në orën 08 e 50 minuta.