Reporterët pa Kufi (RPF) e kanë publikuar raportin më të ri të lirisë së mediave ku thuhet se situata nuk ka qenë kurrë më kërcënuese se tani në ”periudhën e re të pas të vërtetës së lajmeve të rrejshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raporti i Indeksit të Lirisë së Medias në Botë, që e përgatit RPF-ja, thotë se liria e mediave është minuar nga rritja e mbikëqyrjes dhe autoritarizmit në botë.
Liria e Mediave është në rrezik ose në ”një situatë mjaft serioze” në 72 vende të botës, përfshirë Rusinë, Indinë, dhe Kinën, thotë raporti në fjalë.
Në pesëshen e parë për nga Liria e Mediave janë vendet skandinave, kurse lista mbyllet me pesëshen ku bëjnë pjesë Kina, Siria, Turkmenistani, Eritrea dhe Koera e Veriut.
Nga vendet e Ballkanit, keq të ranguar janë Maqedonia që radhitet në vendin e 111-të, pastaj Bullgaria, Mali i Zi, Greqia, Kosova, Shqipëria, Kroacia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Rumania dhe Sllovenia./Telegrafi/