Lirohen nga burgu dy holandezët që rrahën shqiptarin para ndeshjes me Romën

Gjykata ka liruar nga qelia dy tifozët holandezë të cilët para finales së Conference League që u luajt në Tiranë rrahën dhe bënë për spital një 45 vjeçar shqiptar.

Gjykata vendosi për dy ultrasit detyrim paraqitje.

Kujtojmë se sherri masiv i regjistrua në Rrugën e Barrikadave në kryeqytet, ku këta dy persona, së bashku me disa të tjerë, goditën me sende të forta pas një sherri çasti, shqiptarin A.G., i cili pas plagëve të marra u dërgua në spital.

Ndeshja që u zhvillua në Tiranës mes Romës dhe Feyenoord solli shumë tifozë ultras në kryeqytet. Një ditë para zhvillimit të ndeshjes pati edhe përplasje mes tifozëve në rrugët e Tiranës./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme