Polici që u godit në Gjirokastër u dërgua me urgjencë në spital pas plagëve të rënda që ka marrë. Dyshohet se polici u qëllua me një levë nga dy persona, ndërkohë që njëri prej tyre është shpëllur në kërkim.
Policia tha se është në kërkim të një personi me inicialet G.Zh. Video më poshtë tregon pamjet kur polici po transportohet në spital.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë./GSH



