Lirohet nga akuzat për keqpërdorim vëllai i Zahir Pajazitit

Bajram Pajaziti dhe Bajram Azemi janë liruar nga akuza për keqpërdorin detyre prej Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë liroi sot nga akuza për shpërdorim detyre zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Bajram Pajazitin e Bajram Azemin.

Bajram Pajaziti që është vëllai i heroit Zahir Pajaziti dhe Bajram Azemi akuzoheshin nga prokuroria se kanë nxjerrë vendime të kundërligjshme me të cilat ia kishin mundësuar Rexhep Haxhës marrjen e pensionit të familjes së dëshmorit për djalin e tij të vrarë gjatë luftës Bahri Haxha.

Sipas prokurorisë Rexhep Haxhës i ishte ndarë pensioni për djalin e tij të vrarë në maj të vitit 1999, edhe pse Haxha nuk kishte dokument nga Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, i cili ishte i nevojshëm për të përcaktuar ata që janë dëshmorë.

Gjatë procedurës gjyqësore të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e tyre.

Sipas aktakuzës, Bajram Azemi, në cilësinë e Kryesuesit të Divizionit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Departamentin për Familjet e Dëshmorëve Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile, si dhe i akuzuari tjetër, Bajram Pajaziti në cilësinë e Drejtorit në po të njëjtin departament, kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, duke i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm Rexhep Haxhës.

Gjithnjë sipas aktakuzës,  Bajram Azemi e ka nxjerrë një vendim me anë të së cilës Rexhep Haxhës i njihet e drejta në pension të familjeve të Dëshmorëve, për djalin e tij të ndjerë Bahri Haxha.

Pajaziti dhe Azemi ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, me pretendimin se Rexhep Haxhës i kanë sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 13,900,98 euro./Kallxo.com/

bajram-pajaziti-2-e1489681262558

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme