Në listën e 10 “mafiozëve” shqiptarë të hartuar nga kjo gazetë janë renditur edhe tre emra shumë të njohur në Shqipëri Aldo Bare, Lul Berisha dhe Dritan Dajti.
1. Aleks Rudaj – Një ndër kokat e një prej grupeve mafioze më të rrezikshme në Neë York. E themeluar që në vitin 1993 në Ëestchester “Korporata” u përhap edhe në Bronx dhe Queens. Aleks Rudaj, i njohur edhe si Sandro Rudoviç u dënua në vitin 2006 me 27 vjet burg.
2. Princ Dobroshi – I dënuar me 14 vjet burg në Norvegji për trafik droge. Dobroshi mundi të kryejë një arratisje spektakolare duke bërë edhe operacion plastik në fytyrë. Më pas ai mundi të vijë edhe në vendlindjen e tij, Pejë, ku hapi edhe një pikë bastesh.
3. Aldo Bare – Kapobanda e bandës së Lushnjës. I akuzuar për shumë ngjarje të rënda në vitin 1997 dhe më pas Bare u ekstradua nga Turqia dhe tashmë vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës.
4. Lul Berisha – Kreu i bandës së Durrësit, një prej më të rrezikshmeve në vend dhe jo vetëm. Ai u arrestua nga policia në 6 prill 2006 dhe tashmë vuan dënimin në Burgun 313.
5. Naser Kelmendi – Kelmendi, 55 vjeça, qytetar i Kosovës, i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr një nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit.
6. Bruno Krasniqi – Bruno dhe Saimir Krasniqi, liderë të një grupi të dhunshëm shqiptar të krimit të organizuar, që operonte në Neë York, Michigan dhe Connecticut të SHBA-së. Ata janë dënuar për krime të shumta, duke përfshirë shantazhe, vrasje, konspiracion për vrasje, rrëmbim, trafikimit të narkotikëve, zjarrvënie, grabitje, zhvatje, pengim të drejtësisë, transport ndërshtetëror të narkotikëve të vjedhur, si dhe posedim dhe përdorim të armëve të zjarrit.
7. Xhoni Eduart Aliti – Koka e një grupimi kriminal shqiptar në SHBA. I dënuar për shumë krime të rënda.
8. Basri Bajrami – Tmerri i Belgjikës për shumë vite. Mundi të rrëmbejë kryeministrin belg të asaj kohe Poul Vanden Bjonants dhe më pas u arratis nga burgu i sigurisë së lartë,Sen Zhili . Ai është akuzuar shpesh edhe për lidhje me politikën në Maqedoni.
9. Dritan Dajti – Dritan Dajti, i lindur në Tiranë, rezulton të ketë qenë njëri nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Dajti ishte një i dënuar me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të vrasjes. Në fakt, historia e tij u mediatizua kur Dritan Dajti u largua në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar. Ai ka qenë pjesë e Bandës së Rrugës së Kavajës dhe po gjykohet tashmë për vrasjen e 4 policëve në Durrës, ngjarje e gushtit të 2009-ës.
10. Baki Sadiku – Bosi i drogës në Sllovaki. Është dënuar me 22 vjet burg.