Lista Serbe ka marr vendin që mos të jetë e pranishme në seancën e sotme, ku pritet të bëhet ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për Indeksonline, Slavko Simiq.
“Lista Serbe nuk do të marr pjesë në procesin e vendimmarrjes të marrëveshjes, e cila duhet të miratohet në takimin e sotëm. Ky është qëndrimi zyrtar i grupit tonë parlamentare”, ka thënë ai.
Ende nuk dihet nëse do të shtyhet pika në të cilën parashihet votimi për demarkacion, por seanca nuk mund të dështojë pasi që nuk kërkohen domosdoshmërish 80 deputetë në sallë, pasi që ka edhe pika të tjera të rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen në po të njëjtën seancë plenare.