Partia e Drejtësisë, përkatësisht, shumica e anëtarëve të Kryesisë të prirë nga nënkryetarë të Partisë, sekretari i përgjithshëm, koordinatori politik për degë, shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit Drejtues si dhe 17 degë të Partisë, prej 24 sa janë, mbështetë fuqishëm, qëndrimin e deputetes së Partisë së Drejtësisë, njëheritë, nënkryetares së Partisë, znj. Labinotë Demi Murtezi, për votimin kundër të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionit e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Kështu thuhet në njoftimin për media të PD-së.
Partia e Drejtësisë e konsideron qëndrimin e deputetes Demi-Murtezi, si qëndrim parimor, korrekt dhe në pajtim me interesat shtetërore dhe politike të vendit tonë. Këtë qëndrim PD e mbështetë në opinionet profesionale e shkencore të ekspertëve të saj dhe ekspertëve të tjerë profesional dhe apolitik që kanë dhënë përkitazi me shënjimin e vijës kufitare mes dy shteteve respektive.
Partia e Drejtësisë, ju bënë thirrje institucioneve të vendit që të tregojnë pjekuri politike dhe për interesa të veta mos ta viktimizojnë raportin e mirë miqësor që ka Kosova me shtetet mike. Asnjë shtet mik i Kosovës, nuk ja don të keqen vendit tonë, madje janë shumë të vendosura që të keqen më të madhe që ka kapluar vendin tonë ta luftojnë me çdo kush, e që është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje qytetarëve të vendit që të ruajnë qetësin politike dhe mos të bien pre e askujt duke rrezikuar sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve të vendit tonë, thuhet në fund të njoftimit.