Lista Serbe thotë se nuk e përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Deputetët e Listës Serbe të martën kanë hedhur poshtë pohimet e liderit të Lëvizjes Dveri Boshko Obradoviq për mbështetjen e tyre për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se në Kuvendin e Kosovës kanë qenë për t’u nënshkruar në evidentimin e të pranishmëve.

Në kumtesën për media, transmeton kp, deputetët serbë kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga bojkotimi i seancave të Kuvendit dhe se assesi nuk do të mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës, ndërsa me ardhjen në Prishtinë dhe nënshkrimin në evidencën e të pranishmëve “dëshirojnë që të parandalojnë shumicën shqiptare që t’ua marrë mandatet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme