Ministri i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka thënë se asnjë nga deputetët e Listës Serbe nuk do të kthehet në Parlamentin e Kosovës.
Ai ka shtuar se nuk do të mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sipas tij, asnjë nga deputetët serbë nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Jevtiq, ka thënë se Lista Serbe nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojnë për sa kohë që nuk plotësohen minimumi i asaj që është kërkuar, e që ka më e rëndësishmja është formimi AKS, por të jetë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, transmeton lajmi.net.
“Lista Serbe nuk do të kthehet ende në institucionet e Kosovë. Ne flasim për këtë qartë nuk është sekret, qëndrimet tona janë të qarta. Duam formimin e AKS, që është thelb i jetës për të ndihmuar popullin serb, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë”, ka thënë ai.
Jevtiq përsëriti qëndrimin në lidhje me formimin e ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se Lista Serbe nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me mos përkrahjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës.
“Ato para që do të investohen në Ushtrinë e Kosovës duhet të investohen në zhvillimin e ekonomisë dhe të mbështetjes së procesit të kthimit të personave të zhvendosur. Sipas Listës Serbe këto pyetje janë më të rëndësishme se sa çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës. Për këtë, do të insistojmë”, ka thënë Jetviq.