Kryetari i Listës Srpska Slavko Simiq i ka dërguar një urim Aleksandar Vuçiqit pas marrjes së detyrës së kryetarit të Serbisë duke shtuar se është i bindur se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojë në nivel të lartë.
Në kumtesën e kësaj Liste që e përcjell radiokim, theksohet se kryetari Aleksandar Vuçiq “me përpjekjen e vet garanton mbijetesën e dhe pozitën e mirë të serbëve në Kosovë por edhe zgjidhjen e çështjeve të kanë mbetur të pazgjidhura”, transmeton Koha.net.
“Jam i bindur se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës pas zgjedhjes së Aleksandar Vuçiqit kryetar i Serbisë, do të vazhdojë në nivelin e lartë.
Shpresoj se së shpejti do të luftojmë për formimin e AKS-së (Asociacionit të komunave serbe) si institucion kulmor për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë. Kemi qëllime të përbashkëta me kryetarin tonë Vuçiq për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e popullit serb në Kosovë. Jem krenarë me vendimin e popullit dhe me zgjedhjen e udhëheqësit të ndershëm, besnik e të vendosur”, ka thënë Simiq.