LLADROVCI NUK FRIKËSOHET NGA KOALICIONI AKR-NISMA PËR BALOTAZHIN NË DRENAS

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Drenas, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nuk shqetësohet nga koalicionet e partive të tjera kundër tij për rundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas.

Sipas tij, partneriteti me qytetarët e kësaj komune si dhe projekti zhvillimor i prezantuar nga partia e tij janë garantues të fitores në balotazh.

“Partia Demokratike e Kosovës është parti me shtrirje më të madhe dhe më të fuqishme në Republikën e Kosovës. Koalicionet e lidhura në nivel lokal të opozitës nuk i shoh si rrezik për votën dhe elektoratin e Drenasit. Qytetari është partneri kryesor i koalicionit tonë- besimi ynë në vullnetin e qytetarit dhe besimin e tyre ndaj përkushtimit tonë, në projektin zhvillimor të PDK-së, është çelësi i fitores tonë”, ka thënë Lladrovci.

Këto komente ai i ka bërë pasi që u zyrtarizua koalicioni në mes të Nismës për Kosovën dhe Aleancës për Kosovën e Re.  Me këtë marrëveshja, AKR ka vendosur që të përkrah kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj, i cili doli i dyti në rundin e parë të zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht do të garojë me Lladrovcin më 18 dhjetor.

“Ne çmojmë dhe vlerësojmë  edhe qytetarët edhe votuesit e partive tjera, por jam i sigurt se do të binden edhe ata se PDK dhe projekti ynë, vlerat tona, oferta jonë dhe mënyra e realizimit të projekteve tona për Drenasin dhe qytetarët e Drenasit, janë të pa krahasueshme me partitë apo koalicionet që mund të lidhen”, ka shtuar Lladrovci.

Ai ka thënë se ka mbështetjen e plotë të partisë së tij, dhe kryetarit Kadri Veseli.

“Unë garantoj se kam mbështetjen e plotë të Kryetarit Veseli dhe tërë strukturës qendrore e lokale të PDK-së, si dhe të bartësve të përgjegjësive institucionale qendrore e lokale për një Drenas të zhvilluar dhe tërheqës për të jetuar e punuar këtu”, shtoi ai për lajmi.net

Kjo është hera e parë që Komuna e Drenasit shkon në balotazh./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme