Ish kryeprokurorit Adriatik Llalla i ndalohet hyrja në SHBA. Lajmin e bën të ditur “Zeri i Amerikës”, i cili shkruan se këtë vendim e ka marrr Departamenti i Shtetit. Vendimi është bërë publik të mërkurën, teksa thuhet se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.
Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Përveç Llallës, i është ndaluar hyrja në Amerikë edhe bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane./Dritare.net