Kryeredaktori i Televizionit të afërt me partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE-në “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas, është i dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike se ka fshehur tatim ndaj shtetit duke dhënë paraqitje të rrejshme, njofton Portalb.mk.
“Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të dhëna të rrejshme. Persona juridik e kanë dëmtuar për 121 mijë euro, ndërkaq personi fizik për 63 mijë euro”, tha prokurorja Fatime Fetai, gjatë zbulimit të katër rasteve të reja, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani”.
Përndryshe, gazetari kontrovers Llatas, ishte një ndër personat i cili u paraqit edhe në “bombat” e opozitës, ku dëgjohej duke biseduar me “naçallnikun” – ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.
Llatas në bomba gjithashtu flet edhe për mënyrën se si t propagandohet arrestimi i liderit “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski.