Logot e famshme me kuptime të fshehura

Shumica e logove të kompanive të famshme botërore dizajnohen me kuptime e domëthënie të fshehta, që shpjegon arsyen përse ato janë ashtu siç janë

Megjithëse në shikim të parë ne na duket dizajnimi vetëm estetik, shpeshherë pas çdo vije, ngjyre e lakese ka një domëthënie pas saj.

Më poshtë kemi disa nga logot që kanë kuptime të fshehura që me gjasë nuk i kemi parë, shkruan rtv21.tv.

Hyundai

Shumë besojnë se logoja e prodhuesit të veturave japonez është thjeshtë shkronja e parë e emrit të saj, por në fakt shkronja H simbolizon dy njerëz (një klient e një përfaqësues të kompanisë) duke shtrënguar duart.

Adidas

Emri Adidas ka rrjedhur nga themeluesi i kompanisë Adolf Dassler. Logoja e kompanisë ka ndryshuar gjatë viteve, por gjithmonë ka qenë tre shirita. Shiritat janë të vendosur në një kënd që formon trekëndëshin. Kjo simbolizon një bjeshkë, që reprezenton sfidat që secili sportist duhet ti kalojë.

Sony Vaio

Dy shkronjat e para të logos së Sonyt duken si një valë që simbolizon simbolin analog, ndërsa dy të fundit janë të ngjashme me numrat 1 dhe 0, që janë simbole të sinjalit digjital.

Amazon

Image result for amazon

 

Në shikim të parë logoja e Amazonit nuk duket diçka speciale, por ishte dizajnuar me filozofi të kompanisë në mendje. Shigjeta e portokalltë është e ngjashme me një buzëqeshje, duke treguar se kompania dëshiron që klientët të jenë të kënaqur, por gjithashtu ajo zgjatet nga shkronja A deri tek Z, duke lënë të kuptohet se kjo kompani shet çdo produkt nga A deri në Z.

Toyota

Shumë e kanë krahasuar logon e komëanisë japoneze të veturave Toyota me një njëri që ka veshur një kapele të gjërë, por në fakt ajo reprezenton një fije peri duke kaluar nëpër gjilpërë, duke kujtuar të kaluarën e kompanisë, që dikur merrej me prodhimin e maqinave të qepjeve. Gjithashtu në pjesë individuale logoja e kësaj komëanie përbën në vete çdo shkronjë të emrit të saj.

Continental

Continental janë një prodhues i famshëm i gomave. Në logon e tyre dy shkronjat e para vizatojnë gomën e një veture.

F 1

Po të shiqosh me vëmendje në mes të hapësires së shkronjës F dhe vijave të kuqe në logon e Formulës 1, mund të shihni numrin 1. Vijat e kuqe janë menduar si një paraqitje e shpejtësisë që arrijnë veturat e Formulës 1.

Beats

Beats një prodhues i pajisjeve të zërit me bazë në SHBA, përdor një logo ku shkronja B duket si një person me dëgjuese në vesh.

BMW

Shpesh besohet se pjesa qëndrore e logos së BMW-së simbolizon rrotullimin e tehave të aeroplanit si përfaqësim i historisë së hershme të kompanisë në teknologjinë e avionëve. Në fakt është thjeshtë një pjesë e flamurit Bavarez, një zone të Gjermanisë prej nga vjen kompania.

Coca Cola

Në logon e famshme Coca-Cola, në hapësirën mes shkronjave O dhe L mund të shihet flamuri Danez. Është thjeshtë një rastësi, por kompania prapëseprapë e kanë përdorur këtë si një pjesë marketingu në kampanjat e tyre në Skandinavi./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme