Lojtarët e Barcelonës të hapur për rikthimin e Messit

Lojtarët e Barcelonës janë të hapur për rikthimin e Lionel Messit.

Lionel Messi ende nuk ka rinovuar kontratën me Paris Saint-Germain, pasiguria rreth të ardhmes së tij vetëm ka nxitur thashethemet për një largim të mundshëm nga “Parku i Princave”.

Ndërsa Inter Miami ka qenë i lidhur fort me një lëvizje për superyllin argjentinas e gjithashtu edhe Barcelona seriozisht po mendon për rikthimin e shtatë herë fituesit të topit të artë .

Benzinë zjarrit i hodhën edhe komentet e fundit të ish-bashkëlojtarëve të Messit për një rikthim të mundshëm në Kataluni.

“Kush nuk do të jetë gati për kthimin e Leos? Ne nuk duam të flasim shumë sepse kjo është diçka që duhet të vendosë trajneri, presidenti dhe vet Messi, por ne, lojtarët, tashmë po e presim me krahë hapur”, tha Sergi Roberto pas fitores ndaj Real Madridit transmeton Klankosova.

Para El Clasicos, Marc-Andre ter Stegen gjithashtu foli për një ribashkim të mundshëm mes Messit dhe Barcelonës.

“Nëse Messi nuk kthehet, do të jetë keq sepse ai ka bërë gjëra të mëdha këtu në vitet e fundit dhe të gjithë janë të lumtur sa herë që dëgjojnë emrin e tij të lidhur me Barcelonën”, tha Ter Stegen.

Disa ditë më parë, Ronald Araújo dha gjithashtu mendimet e tij dhe ishte ndoshta më i qartë nga të gjithë.

Marrëdhënia mes Messit dhe Joan Laportës dhe bordit të tij është zbutur disi pasi, kuptohet, u prish kur ai duhej të largohej nga Barcelona dy sezone më parë.

“Do të më pëlqente nëse ai mund të kthehej. Ai është lojtari më i mirë në botë, dhe kjo është shtëpia e tij. Rikthimi i tij do të na ndihmonte shumë për të fituar një tjetër Champions League. Shpresojmë që të ketë një shans të mirë që ta kemi përsëri. Të gjithë e duam pranë nesh Messin.” tha Araujo.

Duke shtuar edhe më shumë besimin se një rikthim i mundshëm është edhe më i mundshëm, është se marrëdhënia mes Messit dhe tifozëve të PSG-së është e ftohtë në rastin më të mirë pasi tifozëria e parisienëve e fishkëllyen Messin në humbjen e tyre kundër Rennes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme