Lokalizohet zjarri në mes të fshatrave Razllovc dhe Trabotivishtë të Dellçevës. Zëdhënësja e Komunës së Dellçevës, Daniela Takeva, referuar informacioneve nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, ka bërë të ditur se zjarri është shuar dje rreth orës 19:00, ndërsa për momentin, siç shton ajo, ekipet e Pylltarisë “Golak. Dellçevë po kontrollojnë në zonën e djegur, për të parandaluar shpërthimin e serishëm.
Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave vlerëson se është prekur një sipërfaqe prej 40 hektarësh, kryesisht me bar të thatë, pyll dushku dhe pishe, ndërsa komuna ka njoftuar se do të bëhet një vlerësim shtesë i sipërfaqes së djegur.