Dhuna dhe brutaliteti i ushtruar ndaj gazetarëve të cilët po kryenin detyrën e tyre, nga protestues të dhunshëm është një akt i patolerueshëm dhe i papranueshëm.
Pushteti në ikje po mundohet në të gjitha format të inskenojë incidente, dhe krizë politike, duke mos kursyer forma dhe mënyra për ta rrezikuar edhe jetën e qytetarëve por edhe të gazetarëve që janë në shërbim të detyrës së tyre.
Ky vandalizëm ndaj gazetarëve, dhe kjo retorikë e vazhdueshme nacionaliste, që ndjell urrejtje ndëretnike, është një akt i papranueshëm që pasqyron, metodat e këtij pushteti që ngulfat demokracinë dhe fjalën e lirë.
Ju bëjmë thirrje organeve kompetente, prokurorisë dhe policisë që sa më shpejt ti marrin masat e duhura dhe dhunuesit e gazetarëve ti nxjerin sa më parë para drejtësisë.
Njëkohësisht Ju bëjmë thirje edhe qytetarëve shqiptar të jenë të kujdesshëm dhe mos të bien pre e provokimeve eventuale të protestuesve të dhunshëm që nuk kursejnë as gazetar të pafajshëm!