Deri më tani LrPDSH bastion të saj e kishte konsideruar komunën e Strugës shkaku i qeverisjes lokale e cila u udhëhoq nga kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela. Megjithatë, gjendja e rënduar në Strugë vecanërisht me mbeturina, ujë të pijshëm dhe infrastrukturën në përgjithësi, duket se kanë zbehur gjasat që kjo parti të jetë optimiste për një fitore eventuale në këtë komunë me shumicë shqiptare.
Ziadin Sela kishte lënë postin e kryetarit të Komunës së Strugës në të cilën bashkëqeverisi në nivel lokal me VMRO – DPMNE’në e Nikolla Gruevskit pasi që fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare.
Gjatë një fjalimi në në Kuvend, në një replikë me me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Ilija DImovski, deputeti i LR PDSH-së, Ziadin Sela, kishte deklaruar se do të rikandidohet edhe një herë për kreun e Strugës.
“Unë do të kandidoj përsëri për Strugën sepse mendoj se duhet të dal dhe të jap llogari. Ju mund ta mbështesni ish kryetarin e Strugës. Unë ju kam fituar një herë dhe do t’ju fitoj përsëri. Sela do të rikandidojë për Strugën”, pati thënë Sela.
Në Strugë, pritet që ashtu siç është konfirmuar, të kandidojë për kryetar Komune, lideri i partisë, Ziadin Sela, megjithatë, burimet e partisë thonë se po kalkulojnë për variant tjetër të mundshëm.
Ziadin Sela kishte fituar në Strugë kundrejt kandidatit të VMRO-DPMNE-së Vladimir Koçoski. Kandidati i atëhershëm PDSH-së ishte mbështetur edhe nga Ali Ahmeti gjatë kësaj fitoreje në raundin e tretë.
Në ndërkohë, nga BDI është përfolur se do të garojnë në Strugë me Ramiz Merkon, ndërsa dy partitë e tjera shqiptare, Lëvizja BESA dhe PDSH nuk kanë bërë të ditur ende kandidatët e tyre./Sakte.net