Bartësi i listës së kandidatëve të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në njësinë zgjedhore 1 Stevo Pendarovski sot, në fillimin e fushatës për zgjedhjet e 11 dhjetorit paralajmëroi vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, por edhe formimin e departamentit gjyqësor special prë procesuimin e lëndëve të PSP-së, transmeton Gazeta Express.
Sipas Pendarovskit, formimi i departamenteve speciale nuk paraqet sistem gjyqësor paralel, por në ligj ekziston mundësi për formimin e departamenteve të veçanta, të specializuara për lëndë të caktuara, raporton MIA.
Ai theksoi se pas zgjedhjeve do të bëhet rizgjedhje e gjykatësve me qëllim që në vendet e tyre të sillen gjykatës të cilët do të gjykojnë në mënyrë të drejtë, e jo me diktat të ndonjë partie politike./Gazeta Express/