LSDM do të mbajë kongresin e 30-të, pritet zgjedhje e organeve më të larta të partisë

LSDM sot do të mbajë Kongresin e 30-të, ku pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë, përkatësisht anëtarët e rinj të organeve më të larta, si dhe Bordi Qendror dhe Mbikëqyrës.

Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, dje informoi se kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe punuese dhe do të diskutohet për politikat e ardhshme të partisë.

Sipas njoftimit, pjesa e parë e kongresit do të jetë pjesa e hapur, ku do të flasë kryetari i partisë, Venko Filipçe.

Kongresi duhet të fillojë në ora 13:00 në hotelin “Alexandar Palace” në Shkup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme