LSDM ka dorëzuar interpelancë për punën e ministrit të bujqësisë Cvetan Tripunovski

Gazetar: Zekirija Haxhiu

LSDM ka dorëzuar në Kuvend interpelancë kundër ministrit të bujqësisë, Cvetan Tripunovski. Dyshimet e kësaj partie janë se ministri ka kryer korrupsion sistematik në bujqësi veçanërisht me arrestimin e funksionarëve të lartë për pranimin e ryshfetit dhe rrezikimit të interesit publik.

Skandali mega korruptiv me fondet evropiane shkaktoi turpin më të madh në nivel të Bashkimit Evropian. Nga vendi më i suksesshëm në shfrytëzimin e mjeteve evropiane veçanërisht në bujqësi, u bëmë vend me 128 milion euro të suspenduara nga IPARD. U ulën subvencionet e duhanit nga 100 në 80 denarë, për blegtorinë nga 12,000 në 8000 denarë. Tripunovski shfuqizoi pagesën e avansit të subvencioneve, masë që e shfrytëzonin 60 mijë bujq”, tha Lupço Nikollovski – LSDM.
Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski përmes një reagimi ka thënë se interpelanca e Nikollovskit, paraardhës i tij në bujqësi, është jo legjitime aq sa edhe vet Nikollovski është jo legjitim në LSDM.

“Interpelanca që e ke dorëzuar për mua është aq jo legjitime, aq sa ti je jo legjitim në LSD. Interpelanca do të jetë aq e pasuksesshme si mandati yt si ministër i bujqësisë dhe si antikorrupsioner. Aq e pa rëndësishme siç ishte i pa rëndësishëm gjalpi yt i konfiskuar madje 30 kilogramësh. Politikisht nuk ekziston, e partia në të cilën gjendesh thjeshtë si një inventar, ngadalë po zhduket”, deklaroi Cvetan Tripunovski – Ministër i Bujqësisë, në rrjetin e tij Facebook.
Nga LSDM paralajmëruan se përpos përgjegjësisë politike, do të kërkojnë dhe përgjegjësi penale për siç thonë, çdo dëm, çdo vjedhje dhe çdo krim që ka bërë ministri Tripunovski./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme