LSDM: Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtueshmëri me Kushtetutën

Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtueshmëri me Kushtetutën, janë qyqare dhe të pabaza reagimet e VMRO-DPMNE-së, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Ndryshimet e Ligjit për përdorim të gjuhëve, që Kuvendi i miratoi sot, janë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe amendamentin 5, i miratuar para 17 viteve”, thuhet në reagim.

Me ndryshimet e miratuara, thuhet më tej, nuk rrezikohet pozicioni kushtetues i gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik si gjuhë zyrtare në gjithë territorin, si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa avancohet përdorimi i gjuhëve të të gjithë bashkësive në Republikën e Maqedonisë.

“Qyqare dhe të pabaza janë reagimet e VMRO-DPMNE-së. Në qoftë se do të kishte çfarëdo lloj argumente për pohimet e rrejshme deputetët e VMRO-DPMNE-së mund të merrnin pjesë dhe t’i mbrojnë në seancën e sotme të Kuvendit, në vend që të ikin. Mbetet fakti se në këtë mënyrë VMRO-DPMNE-ja tregon se nuk ka kapacitet që t’i tejkalojë politikat e krijimit të ndarjeve artificiale midis qytetarëve”, thuhet në reagimin e partisë qeveritare.

Qytetarët, thuhet në reagim, para disa kohësh i mposhtën politikat destruktive dhe u dhanë mbështetje të fuqishme proceseve demokratike që sjellin përfitime për të gjithë qytetarët dhe e ndërtojnë Maqedoninë si një shoqëri për të gjithë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme