Gazetar: Avni Tahiri
10 LSDM: MPB-JA, INSTITUCIONE ME MË SHUMË SKANDALE Mbulim LSDM
+ deklaratë LSDM BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË
Lidhja Social Demokrate akuzoi pushtetin aktual se ka prodhuar më së shumti skandale në historinë e vendit në njëqind ditët e para të qeverisjes. Sipas zëdhënëses së opozitës Bogdanka Kuzeska, pjesa më e madhe e skandaleve kanë të bëjnë me punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa shtoi se edhe pse VMRO-DPMNE- ja premtoi para zgjedhjeve se do të ketë rregulla dhe rend, situata aktuale thotë të kundërtën. Sipas LSDM-së në këtë dikaster po ndodh partizim brutal.
“100 ditë qeveri ndërsa 300 skandale, më së shumti prej tyre kanë të bëjnë me punën e MPB-së dhe ministrit Toshkovski. Mickovski dhe VMRO-DPMNE premtoi rregulla dhe rend ndërsa situata faktike është e kundërta, skandale, mosndëshkime dhe partizim brutal i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndodhi skandali i sigurisë në aeroport ku sigurimi i Gashit kërcënoi me armë dhe sulmoi policin, MPB fillimisht u mundua të fsheh rastin dhe ta mbrojë partnerin e koalicionit por pas presionit të publikut nuk ishte e mundur. Ndodhi skandali me lirimin e Blerim Ramadanit i kërkuar me arrest ndërkombëtar dhe deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për këtë skandal e nuk ka as nga Toshkovski. Kishte edhe skandale tjera në kufirin verior të Kosovës. Publikut i kujtohet se partneri i koalicionit të DPMNE-së, Gashi me dasmoret e tij e kaluan kufirin me automjete private dhe pa asnjë kontrolle. Mickovski pretendonte se ata janë gënjeshtra dhe me argumente qesharake mbroheshin fajtoret dhe u dënuan njerëzit të cilët me ndershmëri e bënin punën e tyre, përgjegjësi nga Toshkovski as në këtë rast nuk ka”, tha Bogdanka Kuzeska – Zëdhënëse e LSDM-së.