Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “skandali me shefin e sigurimit të Hristijan Mickoskit duke rrahur policët hapin shumë dilema për rolin e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së”.
Nga LSDM pyesin nëse strukturat e VMRO-DPMNE-së, tani që kanë ministër, e pengojnë luftën kundër drogës?
“MPB duhet të përgjigjet se cili është roli i Mickoskit në parandalimin e aksionit kundër drogës? Dhe Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të sqarojë. Ky skandal duhet të zbardhet plotësisht. Institucionet duhet të veprojnë dhe të gjithë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LSDM.