
Gazetar: Zekirija Haxhiu
Me akuza se po bëhet partizim i MPB-së, LSDM në Gjykatën Kushtetuese dorëzoi iniciativë për kushtetutshmërinë e ligjit për punë të brendshme. Sipas LSDM-së, VMRO dhe MPB po i degradojnë policët profesionistë dhe po instalojnë ushtri partiake në polici. Me këtë gjithashtu siç thonë, kanë shfuqizuar dhe shtesat prej 20% dhe 30% të cilat i merrnin policët.
“Toshkovski ripozicionon zyrtarë policorë “sipas nevojës së shërbimeve” pa asnjë kriter dhe pa pajtim të të punësuarve. Profesionistë me mbi 30 vjet përvojë pune të cilët me dekada kanë ndërtuar karrierë, brenda natës po degradohen nga pozita drejtuese në pozita më të ulëta ekzekutive. Sistemi i karrierë është shfuqizuar, po shkelet e drejta për punë dhe zgjedhje e lirë e punësimit të garantuar me Kushtetutë”, deklaruan nga Aleksandar Dimitrijeviq – LSDM.
Nga VMRO thonë se në kohën e Spasovskit, MPB ishte mjet për mbrojtjen e krimit dhe korrupsionit. Nga atje thonë se në kohën kur Spasovski drejtonte policinë në mes të ditës kishte vrasje dhe përplasje me armë mes grupeve mafioze, thonë nga VMRO.
“Për dallim nga e kaluara kur policët përplaseshin në marrimanga, tani MPB reagon me vendosmëri, me shpejtësi dhe me profesionalizëm për të gjitha ngjarjet juridike dhe ngjarjet penale. Policia profesionale dhe e pavarur është themel i çdo shoqërie demokratike. Angazhimi i Qeverisë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE është ndërtimi i institucioneve të fuqishme dhe të pavarura të cilat punojnë në interes të qytetarëve, me transparencë të plotë dhe përgjegjësi”, theksuan nga VMRO-DPMNE.
- Për dallim nga e kaluara, nga MPB reagon me vendosmëri
- Policia profesionale dhe e pavarur është themel i çdo shoqërie demokratike.
- Angazhimi i Qeverisë është ndërtimi i institucioneve të fuqishme
Në Kushtetuese javë më parë nga Sindikata e pavarur e policisë u kontestua gjithashtu edhe neni 101 nga ligji për policinë përmes së cilës u shfuqizuan shtesat e rrezikshmërisë prej 30% të pagës. Nga Sindikata nuk pajtohen që shtesat të jenë objekt i proceseve negociuese por kërkojnë të jenë të garantuara./Alsat.mk.



