Lojëra me përgjegjësi: VLSHM zgjeron rrjetin e qendrave të këshillimit

Videolotaria Shtetërore e Maqedonisë – Kasinos Austria, përmes projektit “Luaj me përgjegjësi”, ka mundësuar hapjen dhe funksionimin e një qendre tjetër këshillimi, si pjesë e iniciativës më të gjerë për parandalim dhe mbështetje psikosociale për personat e varur me lojëra të fatit.

Përveç qendrave ekzistuese të këshillimit në Shkup, Kumanovë, Manastir dhe Prilep, që nga prilli ka filluar të funksionojë edhe qendra e këshillimit në Radovish

Qendrat e këshillimit funksionojnë në kuadër të projektit “Luaj me Përgjegjësi”, i cili zbatohet që nga viti 2019, në bashkëpunim me Shoqatën e të Varurve të Trajtuar të Republikës së Maqedonisë, me qëllim mbështetjen dhe rehabilitimin në kohë të personave të varur nga lojërat e fatit.

Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, Videolotaria Shtetërore e Maqedonisë – Kasinos Austria investon vazhdimisht në vendosjen dhe përmirësimin e standardeve për lojëra të përgjegjshme. Përmes edukimit, këshillave dhe mbështetjes, kompania kontribuon në mënyrë aktive në uljen e rreziqeve, veçanërisht midis kategorive të cenueshme të qytetarëve.

]

Me këto aktivitete, VLSHM pozicionohet si lider në industri në fushën e lojërave të fatit të përgjegjshme, me një qëllim të qartë – parandalimin e pasojave negative të luajtjes së tepërt dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme