LSDM përkrah Sindikatat, e diela bëhet ditë jopune, paga minimale do të rritet

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit janë takuar me përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Maqedonisë.

– Advertisements –

“LSDM është parti e majtë progresive dhe në ideologjinë e saj, në platformën e saj bazë është mbrojtja e të drejtave sociale dhe të drejtave të punëtorëve. Nga aty legjitime janë edhe të gjitha kërkesat që i bëjnë punëtorët, veçanërisht të organizuara përmes sindikatës përfaqësuese, Federata e Sindikatave të Maqedonisë.

Se kjo platformë është dëshmi, kjo ideologji që LSDM-ja dhe koalicioni po e zbatojnë në praktikë janë ndryshimet e fundit të Ligjit për marrëdhënie të punës ose popullor e quajtur e diela ditë jopune”, tha Snezhana Kaleska – Vançeva, deputete e LSDM-së.

Ajo thotë se përkundër të gjitha pengesave nga OBRM-PDUKM, kanë arritur me shumicën e re parlamentare të premten në lexim të dytë të kalojnë ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës dhe të lejohet që 1 janari të jetë ditë jopune.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme