LSDM: Përmes masave efikase zvogëluam papunësinë edhe në kohë krize

LSDM-ja përmes një komunikate njoftoi se qeveria përmes masave efikase siguron masa dhe politika për uljen e papunësisë edhe në kohë krize.

– Advertisements –

“Plani operativ për masa dhe programe aktive për punësi si një nga projektet më të suksesshme të qeverisë ka rezultate konkrete. Në vitin 2021 me Planin operativ u përfshinë 11.292 persona të papunë, 4000 persona janë punësuar vetëm me masat për vetëpunësim dhe mbështetje për vende të reja të punës, ndërsa 3787 të rinj deri në 23 vjet janë punësuar në prodhim dhe bujqësi dhe kanë marrë paga shtesë rinore”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LSDM-ja.

Sipas kësaj partie, tashmë është viti i katërt që zbatohet projekti “Garanci për të rinjtë” që përfshin të rinj të papunë deri në moshën 29 vjet. Vitin e kaluar me këtë masë u përfshinë 19.298 persona prej të cilëve 75% kanë qenë gra.

“Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN) vërtetoi se rreth 60 mijë vende pune janë shpëtuar me masat e ndërmarra gjatë kohës së pandemisë”, njoftojnë nga LSDM.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme