Lufta e re e partive politika

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke punuar maksimalisht që në zgjedhjet e 22 tetorit “të mos i rrëshqasë nga duart” komuna e Prizrenit, komuna e dytë më e madhe në vend, ndonëse pritet që konkurrencë të fortë për këtë komunë ta kenë Hatim Baxhakun e LDK-së dhe Mytaher Haskukën e “Vetëvendosjes”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

 

Jo pak vota në Prizren pretendon se do t’i marrë edhe kandidati i Nismës, Zafir Berisha.

Një pjesë e partisë së Veselit gjatë fushatës zgjedhore pritet “të zhvendoset” edhe në Mitrovicë, ku nëpërmjet kandidates Valdete Idrizi synojnë ta rikthejnë këtë komunë.

Fitoren në Mitrovicë e pretendojnë edhe kryetari aktual, Agim Bahtiri, Fehmi Ferati nga lëvizja “Vetëvendosje”, si dhe Safet Kamberi nga LDK-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përpos komunave të mëdha ka synim ta ruajë fitoren në Anamoravë.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për “Zërin” se kjo parti i ka në prioritet të gjitha komunat për t’i fituar zgjedhjet.

Megjithëkëtë, ai ka thënë për “Zërin” se sigurisht që rëndësia e disa komunave është pak më e madhe.

“Këtë rast mund të them, po flas për komuna të mëdha, mirëpo përqendrimi do të jetë edhe në ato komuna ku tradicionalisht LDK-ja i ka fituar zgjedhjet që prej ditëve të para”, ka bërë të ditur ai.

Rugova ka shtuar se do të ketë angazhim shtesë të LDK-së në Prizren e në Mitrovicë në mënyrë që të rikthehen si komuna….

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme