Lufta në Izrael/ Lotët e 21-vjeçares Maya dhe familjes së saj pas 50 ditësh peng nga Hamasi

Momentet emocionale që u shpalosën të shtunën në Spitalin Soroka kur 21-vjeçarja Maya Regev, e cila ishte rrëmbyer nga terroristët e Hamasit në festivalin e përgjakshëm të Supernovës, u gjet në krahët e familjes së saj pas 50 ditësh peng, kapet në video e publikuar për publikun.


Në video shihet familja e Maya-s teksa bie në krahët e saj, ndërsa dëgjohen të qarat dhe lotët.

“Ne jemi shumë të lumtur që Maya është rikthyer tek ne dhe presim që e njëjta të ndodhë me Itai”, tha familja Regev në një deklaratë.

Ndryshe nga sa parashikon marrëveshja e armëpushimit, siç raporton Haaretz, që vëllezërit e liruar nuk duhet të ndahen, 18-vjeçari Itai nuk u kthye në Izrael. Hamasi pretendoi se nuk ishte në gjendje të gjente Itai i cili gjithashtu u rrëmbye gjatë sulmit në festivalin Supernova.

“Është një kohë e ndërlikuar dhe tani po marrim hapat e nevojshëm për të ndihmuar Maya-n të riintegrohet dhe të shërohet. Na duhet kohë për të adresuar nevojat tona dhe për të kuptuar situatën që po përjetojmë. Lusim të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe na kanë dhënë forcë deri më sot, të luten për kthimin sa më të shpejtë të Itait dhe pengjeve të tjera”, thuhet në deklaratën e familjes Regev.

Sipas mjekëve, gjendja e Maya-s, e cila në videon e siguruar nga Hamasi po ecte me paterica, nuk është në rrezik për jetën, por do t’i nënshtrohet një operacioni.

Telefonata tronditëse para rrëmbimit të saj

Më 22 tetor, babai i Maya publikoi telefonatën e fundit tronditëse që kishte me vajzën e tij 21-vjeçare e cila ishte në festivalin muzikor ku 260 persona u vranë nga Hamasi mëngjesin e 7 tetorit.

“Babi më qëlluan, më qëlluan. Ai po na vret babin, po na vret”, dëgjohet duke thënë e reja izraelite që ishte në festival me vëllain e saj 18-vjeçar.

Babai i saj, i cili shpërtheu në lot në intervistën që dha për CNN , dëgjohet në telefon duke i kërkuar vajzës së tij t’i dërgonte koordinatat e zonës ku ndodhej ndërsa i thoshte “Po vij”.

Shikoni videon e CNN të telefonatës së fundit të Maya-s:

21-vjeçarja thuhet se ka arritur t’i dërgojë një mesazh edhe nënës së saj, Mirit, para masakrës në festival ku ajo i ka thënë “Të dua”.

Siç shpjeguan prindërit e dy fëmijëve, ata e lëshuan telefonatën sepse donin që bota “të dinte”.

Shikoni videon

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme