‘Luftë flamujsh’, e ka përcjellë Kosovën këto ditë kur po afrohet përvjetori i 10-të i pavarësisë.
Dashuri dhe mendim për flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës ka shprehur secili ditëve të fundit në Kosovë.
Por, që të dy shiten gjithkund, përfshirë në rrugë.
Flamuri i sapokthyer në hyrje të Prishtinës vazhdon të ruhet nga forcat speciale të Policisë.
Dizajnuesi i tij ka treguar për KTV-në se është ndjerë mirë kur është kthyer ai të martën në shtizën që u bë për të.
Dizajnimi i flamurit të Kosovës u bë përmes një konkursi ndërkombëtar dhe për të kishte kushte të veçanta.
Nuk janë vetëm këta dy flamuj, për të cilët po bëhet debat. Vetëm 10 km nga Prishtina, në Graçanicë, ekspozohet vetëm flamuri i Serbisë.
Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona në rajonin e Gjilanit, pasi publikuan këtë video, duke e djegur flamurin e Kosovës.
Pasi janë intervistuar, prokurori i ka liruar në procedurë të rregullt, derisa veprën e ka cilësuar si prishje të rendit dhe qetësisë publike.
© KOHA