Lugina e Preshevës me qëndrim për korrigjimin e kufirit Kosovë- Serbi

Korrigjimi i kufirit me Serbinë, në dëm të territorit të Kosovës nuk është i pranueshëm as për Luginën e Preshevës.Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kërkojnë që brenda kuadrit në procesin e dialogut që pritet të fillojë me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje historike gjithëpërfshirëse, të zgjidhet edhe problemi politik i tyre. Por ata thonë zgjidhja duhet të ruajë sovranitetin e Kosovës dhe jo dëmtimin e saj.Përfaqësues të Luginës së Preshevës duan që spektri politik në Kosovë të jetë unik sa i përket bisedimeve me Serbinë. Ata thonë se disponimi i popullatës në Luginë është bashkimi me Kosovën, por assesi që të jetë në dëm të ndarjes së saj. Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, tha për Radio Kosovën se e rëndësishme është që Kosova të mos jetë e ndarë në këtë proces.

“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në Kosovë, për ndasitë politike që ekzistojnë atje. Nëse Kosova vlerëson se korrigjimi i kufirit do të ishte i dëmshëm, atëherë e jona është që të kërkojmë që Kosova në këto bisedime përfundimisht të marrë edhe një përgjegjësi dhe të ngulë këmbë lidhur me reciprocitetin dhe të drejtat për shqiptarët e Luginës së Preshevës të barabarta me të drejtat që serbët i gëzojnë në Kosovë”, tha ai.Edhe Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, në një bisedë për Radio Kosovën thotë se ata janë të gatshëm të japin kontribut në këtë proces pa ndërhyrë në debat të brendshëm:“ Në Kosovë është hapur debati i cili është pro dhe kundër, megjithatë ne konsiderojmë se nuk duhet të përfshihemi në këtë debat, përderisa jemi duke pritur edhe platformën që do ta prezantojë grupi i dialogut, në kuadër të së cilës ne mendojmë se duhet ta trajtojnë medoemos edhe çështjen e Luginës së Preshevës”, tha ai.

Kurse Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, është shprehur kundër dëmtimit të integritetit territorial të Kosovës:“ Një nga kushtet e reja është që të mos parcializohet Lugina e Preshevës, e dyta është të mos ketë shkëmbim territoresh dhe e treta është që ta kemi definitivisht mbështetjen ndërkombëtare, të BE-së dhe SHBA-së. Në këtë drejtim, dua të theksoj se nuk duam të dëmtojmë Republikën e Kosovës, duam që t’i mbrohet integriteti dhe sovraniteti territorial i saj”, tha ai.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka theksuar se nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, kjo do të duhet të jetë e pranueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme