Luizi dhe Kiara ndajnë shtratin bashkë, shpërthejn në puthje në orët e vona

Luizi dhe Kiara nuk përmbahen, puthje plot pasion në orët e vona teksa ndajnë shtratin bashkë.

Çifti i krijuar në këtë edicion të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po e shijojnë romancën e tyre çdo ditë e më shumë.

Dyshja shpesh herë ndajnë edhe momente intime dhe plot pasion me njëri-tjetrin madje duket se për një moment harrojnë që janë nën vëzhgimin e kamerave.

Kjo ka ndodhur edhe mbrëmjen e kaluar (e premte) kur të dy siç ndodh rëndom kanë qëndruar bashkë në shtrat deri në orët e vona.

Çifti herë pas here kanë shkëmbyer puthje dhe fjalë romantike duke bërë edhe plane se si do të rrjedh marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë së famshme.

Në disa video që janë publikuar nga fansat e tyre në TikTok Kiara shihet duke tentuar të mbulojë për kamerat puthje e tyre plot afsh.

Ndonëse ka shumë nga ata që dyshojnë se raporti i tyre mund të jetë në kuadrin e lojës së BBVA kjo mbetet të shihet pas daljes së tyre nga shtëpia.

Në edicionin e vitit të kaluar pati disa çifte që ende e vazhdojnë romancën tyre si Sarah Berisha me DJ PM dhe Einxhel Shkira me DJ Dagz, megjithatë Donald Veshaj ndonëse u lidh me Beatrix Ramosaj, të dy u ndan menjëherë pas përfundimit të formatit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme