Dea Mishel reagon ndaj Luizit pasi ky i fundit e ofendoi gjatë një koncerti
Gjatë mbrëmjes së djeshme deri sa po mbahet një koncert në Shkodër, Luiz Ejlli së bashku me fansat e tij ofendoi ish-banorën e Big Brother VIP Albania.
Mirëpo kjo nuk është mirëpritur aspak mirë nga vetë Dea Mishel e cila ka reaguar përmes një postimi në Instagram.
“Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”, është shprehur Dea.
Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit.
“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”, është shprehur Luizi.
Theksojmë se këta dy përsonazhe gjatë kohës sa kanë qene pjesë e Bigut kanë pasur përplasje të ashpëra në mes vete.