Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka folur së fundmi për periudhën e shkurtër pas daljes nga shtëpia e famshme.
Këngëtari nga Shkodra në ‘Post Big Brother’ ka sqaruar edhe një herë se si qëndronte e vërteta në lidhje me Instagramin si dhe për personin që në fillim ia menaxhonte, shkruan lajmi.
I njëjti thotë se kur hyri brenda BBVA nuk kishte fare Instagram dhe mbante vetëm një Facebook me njerëzit që njihte.
“Nuk kam pasur, kam pasur një Facebook me njerëz që njihja. Para se të hyja i kam thënë një shoqes që të ma hapë. Pjesë e kontratës ishin edhe rrjetet sociale”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu theksoi se pas daljes ka parë që shumë nga njerëzit e kanë shfrytëzuar imazhin dhe emrin e tij derisa ishte brenda.
“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohe jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes tjerash Luizi.