Luizi ofendoi rëndë vajzat e “Përputhen”, por duket se i ka rënë pishman

Ofendoi vajzat nga “Për’puthen”, Luizi sqaron deklaratat e tij.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka qenë së fundmi në rolin e opinionistit në “Përputhen”.

Ai sa ishte brenda shtëpisë ka sulmuar disa nga konkurrentët, të cilët ishin pjesë e këtij emisioni.

Artisti shkodran ka dhënë edhe një herë mendimin e tij dhe se përse i është referuar në këtë mënyrë.

“Më vjen keq vetëm për diçka. Unë e kam thënë dhe ri-thënë, nga data 24 dhjetor që unë kam shkelur në atë shtëpi unë kam thënë, do të luaj, do luaj fort, në mënyrat që ndoshta nuk i kanë parë ndonjëherë dhe do të bëjë çmos që të fitoj”, u shpreh ai.

Krejt në fund, Luizi shtoi se do ta bënte sërish nëse do të ishte në favor të tij.

“Unë prapë e them, prapë nëse do të futem në Big Brother nëse do të kem konkurrente, e shoh një moment që mua më leverdis prapë do ia përmendi. Do mundohem që ta vë në siklet duke ia përmendur Përputhen ose situatat në të cilat ka kaluar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme