Luizi sapo dha lajmin e dhimbshëm

Luizi nuk po mund të bëhet rehat, sapo dha lajmin e dhimbshëm.

Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Këngëtari i cili fitoi një popullaritet të madh muajt e fundit numëron në profilin e tij në Instagram mbi 600 mijë ndjekës.

Sakaq, rreth dy javë më parë profili i tij në Instagram u verifikua duke marrë “tick-un blu”.

Mirëpo së fundmi, Luizi njoftoi fansat me anë të një videoje në rrjetet sociale se ai nuk e ka më tick-un blu dhe nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh me profilin e tij por sqaroi ndjekësit se ai do të jetë gjithmonë pranë tyre.

“Më iku “tick-u” blu, kështu që nuk e di se çfarë po ndodh. Më thanë që ka ikur dhe do kthehet prapë por gjithsesi, Instagrami nuk do të më njohë, rëndësi ka që më njihni ju. Sa herë të më pyesin përse nuk e kam tick-un blu, do vij tek kjo pishina se ka ngjyrën blu dhe e kam edhe tick-un blu kështu që mos u bëni merak”- u shpreh fillimisht ai.

“Unë përsëri ju uroj të gjithëve një jetë sa më të gjatë që të keni mundësi të shihni suksesin tim. Me “tick” blu pa “tick” blu, me Instagram pa Instagram, këtu më keni”– vazhdoi me anë të një shkrimi artisti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme