Luiz Ejlli uron Ditën e Flamurit me këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”.
Në këtë 111-vjetor të Pavarësisë së Kombit tonë, nuk kanë munguar as urimet e personazheve publike. Të shumtë kanë qënë ata që në rrjetet e tyre sociale postimet ia kanë dedikuar Shqipërisë.
Një ndër ta ishte dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania këngëtari Luiz Ejlli.
Ejlli përmes një Insta-story është krahë Veliut gjyshit të partneres së tij Kiara Tito, ku së bashku këndojnë vargje të këngës patriotike ‘Thërret Prizreni mori Shkodër’.
Kujtojmë se pak ditë më parë çifti ka pranuar publikisht shtatëzaninë e moderatores.