Lukaku i papërballueshme për Interin, s’ka vend te Chelsea!

Lukaku dëshiron të qëndrojë, Interi s’mund ta përballojë pagën e tij – belgu te Chelsea nuk ka vend

E ardhmja e Romelu Lukaku vazhdon të jetë ende e paqartë.

Ai është i huazuar te Interi nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, ku pastaj duhet të rikthehet në “Stamford Bridge”.

Sipas “Daily Mail”, Lukaku dëshiron të qëndrojë në “Guiseppe Meazza”, por fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje.

Interi thuhet se nuk mund ta përballojë ta mbajë belgun me të njëjtën pagë edhe për disa sezone tjera.

Në anën tjetër, edhe rikthimi i 29-vjeçarit ne Chelsea shihet si problem.

Trajneri i “Bluve”, Graham Potter, nuk e sheh Lukakun në planet e tij për të ardhmen, sidomos pas përforcimeve të shumta të këtij sezoni.

Romelu Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme