Lulzim Basha zyrtarizohet në krye të PD-së, ja me sa vota ka fituar

Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike pasi ka fituar garën kundër Eduard Selamit, me 91% të votave.

Gjithsej kanë votuar 59834 anëtarë të PD-së.

Basha ka marrë 53931 vota ndërsa Selami 5136 vota.

Të pavlefshme kanë dalë 767 vota.

Lulzim Basha zgjidhet sërish Kryetar i Partisë Demokratike me votat e e më shumë se 90% të demokratëve përballë kandidatit tjetër Eduard Selami ose mbi 50 mijë vota më shumë.

Rezultatin e votimit që u zhvillua dje më 22 korrik e konfirmoi kreu i Komisionit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, Jemin Gjana.

Gjana dha një deklaratë mëngjesin e sotëm ku shpalli fituesin: “Nga rezultatet e votimit, për kandidatin Lulzim Basha janë 53 931 vota për dhe për kandidatin Eduart Selami janë 5136 vota. Në këto kushte, Komisioni shpall fitues zotin Lulzim Basha me 53 931 vota si kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 korrikut 2017 me votimin një anëtar një votë.”

Në garën për kryetarin e Partisë Demokratike kanë votuar 59834 votues. Lulzim Basha ka marrë 53931, Eduard Selami 5136 dhe 767 vota kanë dalë të pavlefshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme