Taravari preferon postin e ministrit, e jo të jetë kandidat për Gostivarin!

Burime të portalit Sakte.net brenda Lr – PDSh’së bëjnë të ditur se ministri aktual i Shëndetësisë nuk është duke menduar që të kandidojë për komunën e Gostivarit. Kjo për faktin se ai është shprehur se duhen reforma të thella në shëndetësi dhe ky është një proces që tashmë ai bashkë me ekipin e tij e ka filluar.

Në media u lakua emri i sekretarit të përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari si kryetar në garën për komunën e Gostivarit.

Taravari ditë më parë kishte sqaruar qëndrimin e partisë rreth kandidaturave për zgjedhjet lokale të tetorit.
“LR-PDSH-ja njofton dhe siguron të gjithë qytetarët, miqtë, dashamirësit dhe simpatizantët e saj se çdo kandidaturë eventuale për zgjedhjet Lokale në Republikën e Maqedonisë, do të kalojë në optikën e organeve fuqiplota të partisë tonë. Çdo emër, çdo individ, do të analizohet për t’ju sjellë alternativat më dinjitoze në mënyrë që të zgjidhni ofertën më të mirë e mos të jeni në pozitën e trishtë që na ka përndjekur si popull duke na detyruar të zgjedhim të keqen më të vogël.”, theksoi Taravari.

Deri më tani pjesëmarrjen në garën për komunën e Gostivarit e ka konfirmuar vetëm kryetari aktual nga radhët e BDI – së, Nevzat Bejta./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme