Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana është nervozuar shumë mbrëmjen e së mërkurës dhe shkas për këtë ishte Lumbardhi.
Më saktë, modeli dhe ish-futbollisti nga Vitia e ka quajtur Santianën “plakë”, dhe kjo mjaftoi që ta tensiononte situatën.
“Unë jam femër o djalë, s’mundesh me më thënë mua ashtu”, i ka thënë Santiana, Lumbardhit pos tjerash.
Ndërkohë në këtë debat janë përfshirë edhe banorë të tjera si Buci, të cilët kanë thënë se Santiana vetëm plakë që nuk mund të quhet.
Santiana përndryshe është e njohur për debatet e saj të forta brenda shtëpisë dhe thuajse përplasje të tilla ka pasur me të gjithë banorët.