Lumezi u kërkon prokurorëve në Ferizaj të marrin me prioritet lëndët e korrupsionit

Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka vizituar sot Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ku ka analizuar punën e kësaj prokurorie së bashku me Kryeprokurorin, Shukri Jashari dhe prokurorët e kësaj prokurorie.

Lumezi ka përgëzuar të gjithë prokurorët e Prokurorisë së Ferizajt për efikasitetin që kanë treguar deri më tani edhe pse me mungesë të prokurorëve dhe stafit mbështetës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2017, kanë kryer 5856 lëndë penale me persona të njohur, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura vetëm 509 raste.

Lumezi ka kërkuar nga prokurorët e Ferizajt që t’u japin prioritet lëndëve të korrupsionit dhe lëndëve të kontrabandimit me mallra dhe tregti të ndaluar.

I pari i Prokurorisë së Shtetit ka kërkuar që prokuroria Themelore e Ferizajt duhet të ngritë bashkëpunimin me institucionet tjera si Policinë e Kosovës, Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar që konfiskimi dhe sekuestrimi i mallrave të përfituara në mënyrë të kundërligjshme të ketë prioritet nga të gjithë prokurorët, si dhe ka kërkuar nga ta që çdo lëndë të përfaqësohet dhe të mbrohet me dinjitet në Gjykatë.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, u shpreh se përkundër efikasitetit të treguar deri më tani nga prokurorët e kësaj prokurorie, do të angazhohen edhe më shumë për të kryer të gjitha lëndët që i pranojnë në këtë prokurori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme