Lumir Abdixhiku në intervistën “Saktë” paralajmëron hyrjen në politikë

Sonte i ftuar në intervistën “Saktë” do të jetë publicisti dhe drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku.

Në këtë intervistë, Abdixhiku flet për situatën ekonomike dhe politike në Kosovë. Ai flet edhe për ndikimet e jashtme që do të kenë impakt dhe efekte jo të mira për të ardhmen e Kosovës e cila ,sipas tij, ka ngelur në duart e politikanëve që nuk ditën ta shfrytëzojnë përkrahjen e shteteve të fuqishme botërore, por i dëshpëruan ato me aferat e panumërta korruptive.

Lumir Abdixhiku në këtë intervistë paralajmëron edhe inkuadrimin e tij në politikë dhe bën të ditur se me cilin subjekt politik e ndjen vetën më të afërt. Po ashtu, ai flet edhe për partitë ekzistuese por edhe ato që pritet të themelohen në të ardhmen.

Intervista “Saktë” me autor Xhevdet Pozhari transmetohet çdo të premte në ora 22:15 në portalin Sakte.net dhe televizionin First Channnel./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme