Lupço Palevski është dërguar në burgun e Shutkës – Do jetë në paraburgim për 30 ditë

Palevski është ekstraduar sonte nga Turqia me një fluturim të rregullt nga Stambolli për në aeroportin e Shkupit dhe pak më parë është dërguar në burgun e Shutkës.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (15.05.2024) zyrtarët policorë nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të MPB-së në bashkëpunim me policinë turke kanë përfunduar procesin e ekstradimit nga Republika e Turqisë të Ljupço Palevskit. (59) nga Shkupi, për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” me urdhër XV KO nr. 3047/23 të Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Personi është transferuar në burgun e Shutkës, njofton MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme