Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (15.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kalim në semafor të kuq, katër masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë…
“Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk